Ky asht festivali ku ka me performue Dua Lipa

dualipa

Kangëtarja e njohun me origjinë shqiptare Dua Lipa, që ka nis karrierën e saj nderkombëtare, nepërmjet nji statusi në rrjetin social facebook, ka konfirmu pjesëmarrjen e saj në festivalin “Glastonbury”.

Ajo në këtë status ka shkrue: “Andrra po bahet realitet, do të performoj në ‘GLASTONBURY FESTIVAL’, këtë Qershor”.

Së bashku me status, kangëtarja nga Kosova ja ka bashkangjit edhe nji fotografi me emnat e pjesëmarrësve në festival, ku në mesin e tyne gjendet edhe emni i saj.