Ky asht filmi me të cilin garon për Oscar Kosova!

Filmi “Home Sweet Home” ka me perfaqësue Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi ma i mirë i huej’ të Akademisë Oscar.

Filmi debutues i Faton Bajraktarit me skenar nga Zymber Kelmendit, ku luejnë aktorët e njohun, si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi, pati premierën nderkombëtare këtë vit në festivalin prestigjioz Karlovy Vary.

Ky film tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukun dhe mbasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emnin e tij e kanë përdor për përfitime personale.

“Home Sweet Home” asht prodhim i kompanisë filmike Cineproduction dhe Arnel Production me producent Trim Musliu dhe Senad Abduli, i mbështetun nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni.

Ky asht viti i tretë që Kosova propozon film për filmin ma të mirë të huej në Oscars.

Vitin e kaluem Kosova ka propozue filmin “Babai” të Visar Morinës, ndërsa propozimi i parë ka qenë filmi “Tri Dritare dhe nji Varje” nga Isa Qosja.

Për ma shumë në këtë fillim vit, filmi i shkurtë “Shok” ka qenë i nominuem në kategorinë Best Live Action Short Film në Akademinë Oscars tue shënue kështu herën e parë që nji film kosovar nominohet për Oscar.