Ky asht helikopteri i Putinit qe ban i ‘rrafsh me tokë’ kamionat e ISIS (video)

Nji video e publikueme n’internet, e cila zgjat mbi nji minut, mund të shihet nji numër i kamionave të ISIS, tue u largue me shpejtësi, ne perpjekje me shmang nji goditje nga helikopteri.

Disa momente ma vonë, helikopteri i fuqishëm Mi-28 “Havoc” shfaqet në horizont, para se të shpërthente nji rafall të raketave brutale shpërthyese mbi kamiona.

Helikopteri besohet se asht pjesë e serisë së re të helikopterave vdekjeprues ushtarak “Night Hunter”, me të cilët u furnizuen forcat irakiane nga Rusia në fillim të këtij viti.

Ministria e Mbrojtjes e Irakut kishte lëshue nji deklaratë lidhun me këta helikoptera, tue thanë: “Këta helikoptera kanë  me pasë nji kontribut të madh në mbështetje të forcave tokësore në operacionet e tyne që kanë për cak pozicionet terroriste dhe tue shkatërrue kerret e tyne të blindueme të mbushuna me eksploziv”