Ky asht i vrami që mori pjesë në funeralin e tij

Nji funeral shumë i çuditshëm asht realizu në Porto Riko.

26-vjeçari Fernando de Jesus Diaz Beato, i cili u vra me 15 plumba në fillim të muejit, i priti ulun në karrike ata që i erdhën për t’i dhanë përshëndetjen e fundit.

Ishte pikërisht kjo deshira e familjes së tij, që e donte djalin t’ulun me kambë të kryqëzueme në karrike, të veshun me rrobat e tij të preferueme, me nji cigare mes gishtave dhe me sy hapun.

“Të gjithë janë të habitun mbasi ta shohësh kështu, doket sikur asht gjallë. Vendosëm ta ballsamosnim mbasi ai ishte nji djalë shumë i gëzuem, shumë aktiv dhe duem ta kujtojmë si ishte”, thotë nji nga motrat e tij.

Sherbimi i funeraleve Marin në Rio Piedras asht i njohun për sherbime të veçanta.
Kjo asht e 9 herë që ata e ulin në karrike të vdekunin, por asht e para herë që sytë ja lanë hapun.