Ky asht klipi ma i përfolun ditëve të fundit!

Edhe pse Kanye West nuk performoi në MTV Video Music Awards 2016, ai përsëri arriti me pasë vëmendjen e publikut me videoklipin “Fade”.

Fillimisht, kanga ishte ekskluzive vetëm në Tidal, por tashma mund ta gjeni në llogarinë zyrtare në Youtube të Kanye.

Me regjisore Eli Linnetz dhe me balerinë Teyana Taylor, video asht kthye në nji nga videot ma të përfoluna të këtij viti.