Ky asht mashkulli ma seksi në botë për vitin 2016 (video)

Çfarëdo që Dwayne ‘The Rock’ Johnson të jetë tue gatue këto ditë, po i del mirë.

Mundësi, i kthyem në aktor, asht shpall si mashkulli ma seksi i botës nga revista “People”.

I gjatë 1.96 cm dhe me peshë 111 kg, 44-vjeçari muskuloz ka vërtet tiparet e nji superheroi, ndaj dhe përzgjedhja për të interpretue Herkulin, në filmin e vitit 2014 me të njajtin emën, nuk ishte rastësi.

Në projektin e vet ma të fundit, ai ka ndërmend të shndërrohet në zanin e gjyszotit Maui, në filmin vizatimor të “Disney”, “Moana”.

Johnson kujton sesa të vështira kanë qenë vitet e para të feminisë në Honolulu.

Ai do të pranohej ma vonë në Universitetin e Miamit, ku dhe spikati në futboll, e mbas diplomimit ju bashkue Ligës Kanadeze të Futbollit, nga ku u largue dy muej ma vonë.

Veshtirësitë financiare e çuen drejt asaj që kishin ba edhe mashkujt të tjerë të familjes së tij, mundjes.

Sot nji aktor i suksesshëm e i mirë holliwoodian, Johnson thotë se nuk e perjashton mundësinë që nji ditë ka me garue për president, nëse kishte me arritë vërtet të ndryshonte diçka.