Ky asht momenti kur Raul Castro s’pranoi me përqafue Obama’n

Takimi historik në mes të presidentit amerikan, Barack Obama, dhe atij të Kubës, Raul Castro, perfundoi me nji moment interesant kur krahu i Obamas mbeti i mvarun, mbasi Castro duket se nuk i riktheu përqafimin liderit amerikan.

Dy liderët po perfundonin konferencën për shtyp, ku treguen se nenshkruen disa marrëveshje që perfshinin bashkëpunimin dhe investimet ekonomike në mes të dy vendeve, kur ndodhi ky moment.