Ky asht momenti kur tavolinat e karriget bien prej havaje!

Stuhia e fortë në Miami, SHBA ka ba që karriget dhe tavolinat që ndodheshin në ballkonet e banesave me ra në tokë.

Në videon e postueme në YouTube tre ditë ma parë, shihen disa stola tue ra n’asfallt, ndërsa nja prej tyne bie shumë afër nji kerri.

Mbasi ka ndalue stuhia, raportohet se janë gjet shumë karrige dhe tavolina nëpër bulevardin Biscayne, së bashku me orendi tjera si mbajtëse për thamjen e rrobave dhe saksi lulesh.