Ky asht pozicioni në seks që djeg ma shumë kalori!

Seksi asht i mirë për luftimin kundër stresit, madje asht edhe ma i dobishëm kur asht fjala për mirëmbajtjen e figurës trupore. Gjatë bamjes seks, mvarësisht nga pozicioni, aktivizohen pothuejse krejt muskujt e këmbëve, të duerve, të krahëve dhe të barkut.

Këshilla e seksologut, Basheer Ahmad Roy, asht që nëse çiftet dëshirojnë të mirëmbajnë figurën e trupit me anë të seksit, patjetër duhet që aktivitetet e tyne seksuale t’i zgjasin së paku 15 minuta.

Njani nga pozicionet, i cili ma së shumti i aktivizon muskujt e mashkullit asht pozicioni tradicional misionar. Derisa në partneren e vet ai mbahet me duer e kambë, balancohet në atë mënyrë që të mos e ndrydh dhe të mos e lëndojë atë.

Mënyra e këtillë nënkupton lëvizje të ndryshme të mëdha apo të vogla të grupeve të muskujve, tue përfshi edhe ato të rajonit të abdomenit, si edhe djegie të kalorive.

Nëse femna pozicionohet në atë mënyrë që me shputa prek shtratin, apo tokën, ka me i aktivizue pothuejse krejt muskujt e trupit.

Në këtë pozicion, lëvizjet mundësojnë kontraktimin e muskujve të barkut, por ajo që asht e randësishme asht zgjatja e raportit dhe thellimi i rezultateve në krejt muskujt.