Ky asht shqiptari që puth nanën e Kim Kardashian

Nji shqiptar i famshëm në botë asht fotografue së fundi tue puthë nanën e Kim Kardashian.

Bahet fjalë për artistin e famshëm i “Make –up’, Mario Dedivanoviç, i cili, përveç se kujdeset për pamjen e shumë femnave të njohuna, kliente të tij janë edhe pjesëtaret e klanit Kardashian/Jenner.

Madje ai njihet si “make up”-artisti kryesor i femnës ma të famshme për momentin në botë, pikërisht Kim Kardashian. Megjithatë, me raste ai kujdeset edhe për pamjen e nanës së saj, Kris Jenner.

Mario ka publikue në profilin e tij personal në Instagram nji fotografi, ku shfaqet bashkë me të, madje tue e puthë atë në faqe.