Ky asht tuneli ma i gjatë në botë

E detyrueme nga terreni malor, Zvicra ka ndërtue rrjetin ma të sofistikuem, por edhe ma magjepsës të tuneleve dhe së shpejti ka me qenë gati edhe tuneli ma i gjatë në botë.

Bahet fjalë për nji tunel hekurudhor që lidh Altdorfin në veri me Biascan në jug të vendit.

I gjatë 57 kilometra, projekti për ndërtimin e këtij tuneli asht ba që në vitet e para mbas Luftës së Dytë Botnore, madje për pak kohë edhe u punue në te. Por, ma vonë ideja u braktis për me iu rikthye asaj 17 vite ma parë.

Në 17 vjet, janë zhvendosë 28.2 milionë tonë shkambij dhe janë shpenzue 12.2 miliardë franga zvicerane.