Ky asht vendi ma i ftoftë në planet (foto,video)

Vendi ma i ftoftë i banuem në tokë asht nji katund i vogël në tundrën siberiane, i quejtun Oymyakon, ku temperatura ma e ulët asht regjistrue -67 gradë celsius.

Temperaturat mesatare dimnore qëndrojnë rreth -50 gradë celsius në Oymyakon dhe vetëm rreth 500 njerëz janë mjaft të guximshëm për me ju ba ballë këtyne temperaturave dhe ta quejnë shtëpi këtë vend.

Fotografi Amos Chapple, nga Zelanda e Re, ndërmori nji udhëtim dyditor në këtë katund rus dhe shpejt mësoi se sa të dhimbshme dhe të ulëta munden me qenë temperaturat.