Ky djalosh ka ba selfie çdo ditë për tetë vite, kqyrni rezulltatet mbresëlanëse

Për shumicën e njerëzve, fotografitë e adoleshencës i bajnë ata që dëshirojnë me kesh kur t’i kqyrin ma vonë.

Por, ky fakt doket se nuk vlen për Hugo Cornellier, i cili kishte fotografue veten çdo ditë për tetë vite e gjysë, me të vetmin qëllim që me dokumentue zhvillimin e tij.

Si 12-vjeçar kishte fillue me shkrep fotografi të ndryshme, tue tregue jo vetëm zhvillimin e tij fizik, por edhe ngjarjet ma të rëndësishme në jetën e tij, siç ishte takimi me të dashunën e tij të parë, mbramja e maturës dhe dita e parë në kolegj.