Ky fans e mahnitë Rihanna’n me zanin e tij, gjatë nji koncerti n’Amerikë

Nji fans i Rihannas e ka habitë kangëtaren derisa ka këndue në mënyrë të mrekullueshme pa ndihmën e saj, gjatë nji koncerti në Ohio.

Rihanna ishte tue këndue “FourFiveSeconds” kur i drejtoi mikrofonin fansit Terah Stewart, i cili ishte në reshtin e parë gjatë spektaklit të saj në US Bank Arena në Cincinnati.

Mbasi Stewart këndoi, publiku vazhdoi me ovacione derisa kangëtarja me fytyrë të habitun thirri “Uau!”, tue e përgëzue fansin për zanin e tij.