Ky fenomen ndodh dy herë në vit në Manhattan

Kjo asht hera e dytë që qielli ka dhurue spektakël në Manhattanhenge. Si zakonisht, edhe mbramjen e kalueme turma njerëzish janë grumbullue për me fotografue fenomenin spektakolar diellor.

Pamja mahnitëse në Manhattan ndodh dy herë në vit, kjo si rrjedhojë e pozicionimit të diellit në mënyrë perfekte aq sa doket se po perendon në fundin e rrugës.

Ky fenomen ka marrë emnin Manhattanhenge, për shkak të Stonehenge në Angli.