Ky film nga Kosova mundet me u nominue për Oscar

Akademia amerikane e filmit ka përzgjedhë 85 filma të gjuhëve të hueja, që mund të nominohen për çmimin prestigjioz ‘Oscar’.

Nji film nga Shqipnia dhe nji nga Kosova janë të përfshimë në këtë listë, publikue nga “Hollywood Reporter”.

Këtë herë na kemi mundësi të nominohemi me filmin nën regji të Faton Bajraktarit, “Home Sweet Home”.

Kosova ka marrë nominimin e parë për çmim ‘Oscar’ këtë vit, për filmin ma të mirë të shkurtë, “Shok”.