Ky fis n’Sudan a e dini pse lahet me urinën e lopëve!

Këto imazhe kaq befasuese tregojnë se si asht jeta e përditshme për nji fis në Sudanin e Jugut.

Pak njerëz kanë mundësi të kenë akses në jetën e perditshme të tribusë Mundari.

Nji prej fatlumëve asht edhe Tariq Zaidi, që sjell këto pamje.

Mëngjesi nis si zakonisht për njerëzit e kësaj tribuje, të cilët mbasi pastrojnë dhambët me kunja si ky i ri ma poshtë, shkojnë poshtë lopëve dhe lahen me urinën e tyne.

Ky veprim jo vetëm i ndihmon që të parandalojnë infeksionet, por edhe ju ban flokët me ngjyrë portokalli.

I riu nga fisi vazhdon rutinën: Ai më pas pi qumësht direkt nga lopa.

Por anëtarët e këtij fisi lyhen vazhdimisht edhe me hinin e zjarrit.

Simbas tyne, kjo i ndihmon nga infeksionet, pickimet e mushkajave, por edhe i nxehti përvëlues i Sudanit.

Lopët janë shumë të randësishme në jetën e tyne dhe ata i mbrojnë me çdo kusht.

Nji lopë ose nji dem kushton deri në 500 dollarë, nji shifër shumë e naltë për këtë vend.

Ata e mbrojnë lopën deri edhe me jetën e tyne.

Çdo vit në këtë vend vidhen 350 mijë lopë dhe vriten mbi 2500 persona nga hajdutët e lopëve.

“Lopët trajtohen si anëtarët e familjes,” thotë fotografi.

“Familjet flenë me lopët, madje sigurohen se terreni ku shtrihen ato të jetë sa ma i mirë dhe i butë”.

 

lopet

 

3-lopet

 

lopet-5

 

5-lopet