Ky fjalim i Selen’es qysh i bani me kajt krejt në ‘AMA 2016’ (video)

Skena ‘American Music Awards 2016’ ishte nji rikthim për yllin e muzikës Pop, Selena Gomez.

Kangëtarja amerikanë prej disa muejsh ka qenë në nji qendër rehabilitimi, tue luftue me depresionin dhe ankthin.

Por rikthimi dhe fjalimi i saj në ‘AMA 2016’  ka emocionue krejt njerëzit.

Ylli i kangës “Hands to Myself”, u ngjit në skenën e ‘American Music Awards 2016’ për me marrë çmimin ‘Artistja ma e mirë”, ndërsa përmes lotësh dhe emocionesh ajo ka nda me të pranishmit dhe publikun betejën ma të veshtirë të jetës së saj.

Selena me shumë guxim i asht drejtue publikut tue thanë se ishte 100% e sinqertë me ta.

“Mendoj se krejt e dini  gjendjen time. Pamvarësisht se a më pëlqen mue apo jo, unë isha e detyrueme të largohesha për disa kohë, mbasi isha në nji gjendje tepër të vështirë”, ka thanë ylli i skenave  teksa i dridhej zani nga emocionet.

Asgja s’do më mbaj larg muzikës dhe pasionit tim, kjo asht ajo që me banë ma të fortë dhe me banë me përballue çdo sfidë”, tha kangëtarja teksa të pranishmit shpërthyen në brohoritje dhe duartrokitje.