Ky njeri parashikoi tragjedinë e Orlandos, vdekjen e Muhammad Ali, tash po paralajmëron diçka tjetër!

Nji amerikan i quejtun Pablo Reyes, ka ba disa parashikime të pabesueshme në nji status të faqen e tij në Facebook.

Saktësisht me 27 Dhetor të vitit 2015, ai kishte parashikue se në vitin 2016, bota ka me u ‘çmend’, për shkak të vrasjes së nji gorille, dhe se kangëtari Prince, bokseri Muhammad Ali, dhe artisti marcial Kimbo Slice kanë me vdekë.

Ai po ashtu, kishte parashikue se Amerika ka me u përballë me vrasjen ma të madhe masive këtë vit.

Ai ka parashikue gjithashtu se, Hillary Clinton ka me u bat Presidentja e parë femër e ShBA. Ju kujtojmë se Hillary asht e nominueme e demokratëve për presidente, zgjedhjet kanë me u mbajtë në Nandor të këtij viti.

Dhe, në fund ka parashikue edhe vdekjen e miliarderit Donald Trumpit në vitin 2016. Trump asht ende gjallë.