Ky person ‘ka vdekë’ në 3 sulme terroriste, historia e vërtetë ka me ju çuditë

Alfonso është emni i nji të riu, i cili supozohet që ka vdekë në përplasjen e avionit të “Egypt Air”, mandej në tragjedinë e Orlandos dhe së fundi në sulmin terrorist të Stambollit.

E vërteta asht se personi i identifikuem si viktimë, ka ra “viktimë e nji hajgare” nga shokët dhe shoqet e tij, të cilët jo pa të drejtë ja publikojnë emnin.

Rasti i fundit kur u përmend emni i tij ishte në tragjedinë e Stambollit kur nji i ri postoi foton e tij në internet me mbishkrimin: “Ndihmojeni vëllanë tim Alfonson. Ai ndodhej në aeroport në momentin e sulmit dhe nuk e dimë se çka ka ndodhë me të”.

Pak kohë mbas këtij rasti, Alfonso u lokalizue nga policia meksikane. Ai tha se nuk ka ndërmend me i denoncue këta persona, edhe pse kanë cenue identitetin e tij.