Ky zbulim për Mona Lizën pernime ka me ju lanë pa mend!

Modelja e pikturës ma të famshme në botë, ishte prostitutë e pagueme me çmim të naltë e cila madje kishte ba seks me vellaun e Papës.

Profesori italian, Carlo Vecce, e ka zbulue sekretin skandaloz derisa gjurmonte identitetin e vërtetë të Mona Lizës.

Mbasi që i ka kontrollue shumë letra dhe ditarë të artistit Leonardo da Vinci, hulumtimi i Vecces ma në fund asht shpague.

Ai e ka zbulue nji letër të njanit prej nxanësve ma të famshëm të artistit, ku Mona Liza emnohet si Isabella Gualandi, e cila ishte lind në Napoli në vitin 1491.

Isabella e dashtun kishte pasë aferë me Giullano de Medici, vellau i Papës Leo X.

Profesori i respektuem i Napolit, Vecce pohon se Giullano i kishte dhurue da Vincit nji studio në Vatikan.

Më pas e kishte ftue që me pikturue dashnoren e tij (Mona Lizën në këtë rast).

Piktura e saj e çmueme tash rri e varun mbas xhamit të blinduem në Louvre të Parisit.

 

monalizaa