Lajm i papritun nga çifti Angelina Jolie-Brad Pitt

Ky lajm asht i papritun për të gjithë adhuruesit e çiftit Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Ata kanë me u nda mbasi Jolie ka dorëzue letrat për divorc nga ylli Pitt.

Simbas nji raportimi të “TMZ”, aktorja ka dorëzue kërkesën për ndamje në gjykatë gjatë së Hanës, tue citue dallimet e papajtueshme si shkak të divorcit mes tyne, madje kërkon edhe kujdestarinë fizike ndaj 6 fëmive të tyne. Ata u martuen në Gusht të vitit 2004 dhe kanë së bashku 6 fëmi.

150212163738-lw-angelina-jolie-exlarge-169

Dyshja e aktorëve nuk janë pa së bashku gjatë muejve të fundit, derisa u shfaqen vetëm në Nandor të 2015’s bashkë në nji mbramje që promovonte filmin “By the Sea”.

Ky ka me qenë divorci i tretë për Jolie, e cila ka qenë e martueme ma herët me yllin e “Sherlock”, Johnny Lee Miller, si dhe Billy Bob Thornton.

Lajmi konfirmohet edhe nga CNN.

angelina-jolie-drawing-18573