Lajmi i mire nga grupi “The Black Eyed Peas”

Kangëtari will.i.am e ka publikue online kangën e tij ma të re, të shoqnueme edhe me videoklip.

Bahet fjalë për kangën “Boys & Girls”, në bashkëpunim me kangëtaren Sia.

Përveç kangës, will.i.am i ka gzue fansat edhe me lajmin se ka me u ribashkue grupi “The Black Eyed Peas”.

Lajmi u ba i ditun në ‘Capital Evening Show’s Roman Kemp’, ku kangëtari tha se ribashkimi i grupit asht n’proces dhe se shumë shpejtë kane me dale me projekte të reja.
Bendi The Black Eyed Peas, albumin e fundit e publikuen në 2010’n, me emnin – The Beginning.