‘Last Dance’ e Dua Lipës, kanga e ditës në BBC Radio1

Kangëtarja shqiptare arrinë edhe nji sukses të radhës.

‘Last Dance’ i Dua Lipës do të transmetohet gjatë gjithë ditës disa herë në BBC Radio1 mbasi asht përzgjedh si kanga e ditës.

Këtë e ka ba të ditun vetë kangëtarja përmes nji mesazhi të publikuem në llogarinë e Facebook.

Prishtinasja asht shpreh tejet e gëzueme dhe ka kerku nga të gjithë fansat e saj që t’i shkruejnë në Twitter kur ta ndigjojnë kangën në radio.

Kujtojmë se kanga tashma ka arritë mbi 1 milion klikime në kanalin muzikor të Youtubes.