Legjenda e The Beatles, Paul McCartney thotë se ka qenë racist, por…

Legjenda e The Beatles, Paul McCartney ka thanë se ka qenë racist pa qenë i vetëdijshëm për këtë tue shtue se shumica e  gjeneratës së tij kanë përdorë nji gjuhë që nuk kishte me qenë e pranueshme në ditët e sotme.

McCartney asht cilësue si kontravers derisa ka prodhue muzikën për kangën All Day të reperit Kanye West tue u kritikue shumë për fjalët e përdoruna.

“Kur unë kam qenë fëmi, kam qenë racist pa e kuptue këtë. Ishte normale me përdorë fjalë të caktueme që sot nuk mundesh me i përdorë. Në ndërkohë na kuptuem se përdorimi i këtyne fjalëve nuk i ban njerëzit me u ndie mirë” ka thanë ai tue folë për rininë e tij.

Ai tue folê për filmin dhe televizionin, ka thanë se  ka ardhë deri tek ideja e nji James Bond me ngjyrë.

“Në fillim kishit me thanë: jo, Bond nuk ishte me ngjyrë, bazue në libra. Por, unë mendoj se asht nji ide interesante” ka thanë ai për magazinën Event.