“Lemonade” e Beyonce-s rrit shitjen e limonadave

Ka disa njerëz aq të fuqishëm sa fjalët e tyne mundet me “lëvizë” edhe nji mal, ose të paktën me rritë shitjen e nji produkti.

Kur Beyonce publikoi kangën “Lemonade” javën e kalueme, ka pas thashetheme, reagime dhe kovera. Por, ma e çuditshmja asht se pati edhe rritje të shitjes së pijes freskuese, limonadë.

Ose, të paktën, kështu asht shprehun ekspertja e industrisë së langjeve të freskëta, Natalie Sexton.

Simbas medieve ndërkombëtare, Sexton asht aktualisht drejtoresha e marketingut e nji kompanie të prodhimit të langjeve dhe ka rrëfye për “The Huffington Post” se që nga publikimi i albumit “Lemonade” të Beyonce, kompania ka dyfishue shitjen e limonadës natyrale, çaj limoni, dhe limonadë te dredhëzave.

“Njerëzit po pijnë limonada dhe po postojnë foto të tyne me Beyonce. Nuk mundeni me pi limonadë pa mendue për te”, thotë Sexton.