Letra e parë e John Lennon. N’ankand për 30 mijë paund

Nji letër, e cila besohet se asht e para e shkrueme nga ish-anëtari i “Beatles”, John Lennon, do të dalë në ankand muejin e ardhshëm me nji çmim fillestar prej 30 mijë paundë.

Kangëtari i njoftun britanik e ka shkru letrën kur ai ishte vetëm 11 vjecar, në shejë falënderimi ndaj hallës Herry për dhuratat e Krishtlindjes.

John Lennon shkruen në letër: “E dashtun Herry. Faleminderit për librin që më dergove për Krishtlindje si edhe për peshqirin që mbante emnin tim. Mendoj se asht peshkiri ma i bukur që kam pa ndonjiherë. Libri që ma dergove asht nji nga ma interesantët që kam lexue. Për momentin jam në faqen e 18. Historia flet për anijet si dhe rreth nji burri që quhet Kapiteni Kidd The Pirate. Jam në kapitullin e dytë që titullohet “Mary Celeste”. Faleminderit edhe për bluzën e kuqe që ma ke dergu. Gëzuar Vitin e Ri! Me dashni Johnn”.

Letra do të dalë n’ankand përmes “TracksAuctions.com”, i cili asht pjesë e koleksioneve të Lenonit prej 300 artikujsh.