Letra e parë e zizë e Nexhmijes për Enverin mbas vdekjes!

nexhaenveri

Enver! O shpirt! O jeta ime e bukur! Sot mbushet java që ne u ndamë nga ty – nga trupi yt – përgjithmonë. Më doli gjumi në 3 mbasmesnate me nji ankth.

Jeta ma asht ba nji torturë. Dita bosh pa ty, nata bosh. Jeta bosh, bosh, bosh! Kaq më mungon sa as nuk tregohet, as nuk shkruhet.
Dhetë ditë nga vdekja (sa fjalë e randë në gojë!), nji javë nga varrimi (gjithashtu sa fjalë e randë!) më duken si nji vit.

S’ikën dita, s’ikën nata! Po mbushen afro 3 muej që s’kam zanë penë me dorë, që lashë punë e zyrë.

Nuk tu ndava as 5 minuta. Më mbeti dora në pulsin tënd. U bëra monitor i gjallë. Më kulluen sytë te gjoksi yt tue ta matë frymëmarrjen tande, herë të randueme, herë të shpejtueme.

U bana që nga sekretare e deri sanitare, funksione e shërbime që unë i kryeja me gjithë shpirt, si shoqja jote e jetës dhe si komuniste.

U mundova sa mundem t’i përgjigjem pasionit, etjes tande për punë, tue të lexue raporte ose informacione që të dërgonin shokët, ose që u kërkoje, tue transmetue porositë e tua, kur ti e ndjeje veten dobët për të fol në telefon, tue të lexue gazetat, lajmet e ATSH dhe radiogramet që ti nuk i le pa i ndjek deri ditën e fundit të jetës.

Lexonim e komentonim. Të ngulitej diçka në mendje, sidomos nga problemet politike, edhe kur ishe i smunë randë, thërrisje shokun Ramiz dhe jepje orientimet e nevojshme.

Kështu për artikujt ose fjalimet e poshtra të titistëve; kështu kur dha dorëheqjen Karamanlisi dhe u ba shqetësuese gjendja në Greqi; kështu për marrëdhaniet e reja me Italinë; bisedimet për arin me anglezët në Paris etj….

E Hane, 22 Prill 1985

Një pjesë nga letra e parë e Nexhmije Hoxhës për të shoqin, Enver Hoxha, shkrue 11 ditë mbas vdekjes së tij, 11 Prillit të vitit 1985.

 

letraaa