Letra prekëse që nana i shkruen doktorit mbasi ai i thotë me abortue

Courtney Baker ishte e lumtun kur zbuloi se ka me sjellë në jetë fëmiun e saj të tretë. ‘’Dy shtatzanitë e mia të para ishin shumë të lehta, andaj prisja që edhe e treta të ishte e tillë’’, u shpreh ajo për CNN.

Vetëm pak javë mbasi çifti u gëzue me lajmin e madh u përballën me lajmin se fëmiu që prisnin asht diagnostifikue me sindromën Down. Mjeku që ju dha lajmin u sugjeroi prindve që me abortue fëmiun, mbasi jeta me te ka me qenë në kushte shumë të vështira.

Vajza e tyne Emersyn tash 15 muejshe asht arsyeja e jetës së prindëve të saj. Baker mbas mungesës së mbështetjes nga doktori vendosi me i shkrue nji letër.

“Nuk jam e nervozueme dhe e ashpën, thjeshtë ndihem e mërzitun. Në vend që me na inkurajue dhe mbështetë, ti na sugjerove që me abortue fëmiun tonë. Unë ta kallxova emnin e saj dhe ti përsëri më pyete nëse na mundemi me kuptue se sa jetë të vështirë kemi me pasë me nji fëmi që ka këtë sëmundje. Emersyn jo vetëm që ka zbukurue jetën tonë, por ajo ka prekë zemrat e qindra njerëzve. Ajo po na ban me kuptue se çfarë asht bukuria e vërtetë dhe dashnia e pastër. Periudhën ma të keqe në jetë na e patëm, sepse ti kurrë nuk ma kallxove të vërtetën, që fëmiu im ishte përfekt”.

233265