Lidhja e vitit: Rihanna në krahët e miliarderit saudit (foto +18)

Për këtë lidhje po flet krejt bota.

Kangëtarja e njoftun, Rihanna, ka ra në dashni me nji miliarder saudit.

Ai quhet Hassan Jameel.

Të dy u fotografuen në Spanjë, shumë të lumtun me njani-tjetrin.

Jameel asht i dashtuni i fundit i kangëtares, që ka mbas lidhjes me emna shumë të njohun të industrisë së show-bizit si Drake, Chris Brown apo Leo DiCaprio.

Familja e Hassan asht nji nga ma të pasunat në Arabinë Sauditë.

Ata kanë të drejtat për me shitë kerret Toyota në Arabi që prej vitit 1955.

Pasunia e tyne përllogaritet me qenë 1.5 miliardë dollarë.

Hassan Jameel nuk asht i panjohun për revistat rozë, mbasi ma herët ka pas nji romancë të shkurtë me Naomi Campbell.

 

 

2-rihana0hasan 3-rihana-hasann 4-rihana 5-rihana-has 7-hasan 8-rihanaa