Londër, toka “përbin” kerrin

E kishim pa me ndodh në Florida të Amerikës, ku prej formacioneve të tokës janë raportue edhe “gëlltitje” shpish gjatë natës, por tashma nji gjë e tillë ka ndodhë edhe në Londër.

Banorët e periferisë juglindore të kryeqytetit britanik, janë përballun me nji befasi mëngjesin e kësaj të Ejte, kur sapo u zgjuen, kanë gjetun nji gropë të madhe në rrugicën përpara banesave të tyne.

Por, kjo nuk ishte e gjitha, mbasi nji prej makinave të parkueme buzë rruge kishte përfundue thuejse e gjitha në gropë, tue u mbajtë lart vetëm nga rrotat e para.

Incidenti raportohet se ka ndodhun në periferinë e Woolwich, por shkaqet dhe detaje të matejshme nuk dihen.