Lypësi që fiton pothuejse sa kryeministri britanik!

Nji lypës në Britani fiton rreth 500 paund në ditë, tue u shtir si i pastrehë, pamvarësisht se jeton në nji shtëpi me kushte normale.

“Daily Mail” shkruen se burri, i cili nuk asht identifiku me emën në shkrim, rri zakonisht në qendër të qytetit Wolverhampton, pranë qendrave tregtare, ku fiton rreth 2500 paund në javë.

Tue llogarit sikur ai nuk paguen taksa, tabloidi britanik shkruen se t’ardhunat e tij vjetore mund të shkojnë në 130 mijë paund, rreth 12 mijë paund ma pak se paga vjetore e kryeministrit David Cameron.

Nji zyrtar vendas konfirmoi se lypësi jeton në nji shtëpi me kushte normale.

“E dinim se nuk ishte i pastrehë, por jeton në një banesë me kushte të mira.

Por pavarësisht kësaj, ai ulet në qendër të qytetit n’oraret kur ka ma shumë njerëz dhe duket i lumtun me atë që ban”, tha ai.