Maca ma fotoxhenike n’botë

Që nji mace me korrë sukses në rrjetet sociale, duhet që me pas diçka të veçantë ose spektakolare në mënyrë që me ra n’sy. Por Smoothie, nji mace shumë e njohun në Instagram, ka fitue mija ndjekës thjesht tue qenë shumë fotoxhenike.

Kafsha e adhurueshme ka mbi 135 000 ndjekës në rrjetin social, që ja pëlqejnë shumë sytë jeshile dhe gëzofin me ngjyrë të bardhë dhe kafe.

Pronari i saj, holandezi Arvid van Boekel, poston shpesh foto të maces.

Njani prej ndjekësve të profilit shkruen: “Asht nji nga profilet ma t’mira që kam zbulue së mbrami”.