Madonna befason me nji performancë për Hillary Clinton në New York

Madonna, ikona 58 vjeçare e pop muzikës, i ka habitë banorët e New York të Hanën me nji performancë aty për aty në emën të Hillary Clinton në prag të ditës së zgjedhjeve.

Gati 30 minuta para shfaqjes, organizatorët e fushatës njoftuen fansat online që Madonna ka me performue në Washington Square Park në Manhattan, transmeton Rrokum.TV

“Ky asht nji koncert për me na unifikue, dhe kjo asht në lidhje me mbajtjen e Amerikës së madhe, jo me ba Amerikën e madhe”, ka thanë kangëtarja.

“Ky asht nji koncert për paqe, OK? Dhe na jemi tue u përpjekë për me zgjedhë – na kemi me zgjedhë, nji president që ka me mbajt Amerikën të madhe, që asht dhe ka potencial me qenë”./Independent