Mango, koleksion të veçantë për femnat muslimane për Muejin e Ramazanit

Mbas Dolce & Gabbana në fillim të këtij viti, edhe Mango ka vendosë me nxjerrë nji linjë veshjesh të dedikueme për femnat muslimane.

Mango ka me nxjerrë këtë linjë të re për Muejin e Ramazanit, që nis në javën e parë të Qershorit.

“Globalizimi i koleksioneve tona asht nji pjesë e zhvillimit të biznisit që marka jonë po e aplikon në tregje të ndryshme prej 10 vitesh tashma”, thotë nji zadhënës i markës spanjolle.