Mariah Carey anulon koncertin në Bruksel

mariah carey

Kangëtarja, Mariah Carey, asht këshillu të mos performojë në Bruksel këtë javë.

Simbas mediave nderkombëtare, ylli i muzikës, e cila momentalisht ndodhet në turneun e saj “Sweet Sweet Fantasy European”, ka planifiku të ngjitet në skenën e “Forst National” në Bruksel të Diellen.

Burimet pranë kangëtares janë shpreh se “ekipi i sigurisë asht kundër këtij koncerti për shkak të sulmeve terroriste të ndodhuna ditën e Martë”.

TMZ shkruen se, “koncerti i saj mund të jetë nji nga vendet ma të rrezikueme për nji sulm mbasi ajo asht nji kangëtare e famshme dhe pritet të ketë shumë audiencë”.