Martohet vajza e Erdoganit. Edi Rama në mesin e 6 mijë dasmorëve!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka martue vajzën ma të re, Sumeyye, sot me industrialistin Seluck Bayrajtar, në nji ceremoni të madhe dhe të sigurisë së naltë në Stamboll, ku i ftuem ishte dhe kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama.

Zyrtarë nga Kosova nuk janë pa të kenë marrë pjesë në ceremoni.

Erdogani dhe grueja e tij Emine kanë katër femijë, dy djem të quejtur Burak dhe Bilal, si dhe dy vajza të quajtuna Esra dhe Summeyye.

Dasma filloi me recitim të Kuranit, raporton televizioni privat NTV.

Radio Sarajeva shkruen se në dasmë kanë marrë pjesë presidenti i 11’të i Turqisë Abdullah Gul, kryeministri i Turqisë Amhet Davutoglu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm turk Hulusi Akar, nji anëtar i Presidencës së Bosnjës Bakir Izetbegoviq, kryeministri i Shqipnisë Edi Rama, kryeministri i Pakistanit Nawaz Sherif, si dhe shumë zyrtarë qeveritarë, biznismen dhe artistë.

Në ceremoni kanë marrë pjesë 6 mijë persona.

 

erdogani

 

2-erdoganiii

 

festaaaa

 

festaaaaaa

 

festaaaaaaaaa

 

festaaaaaaaaaaaaaa