Masturbimi – Studimi i ‘The Independent’ që po lexohet me të madhe

Prestigjozja “The Independent” i ka kushtue nji artikull mjekësor masturbimit, që ka tërheqe nji vëmendje të jashtëzakonshme dhe asht shpërnda me të madhe në rrjetet sociale.

Simbas “The Independent”, duhen qitë poshtë mitet qesharake se masturbimi asht i turpshëm, apo se mundet me shkaktue smundje deri te verbimi.

Prekja e organeve gjenitale duhet ç’dramatizue, sepse ai asht nji proces normal dhe ndodh që kur bebet janë në barkun e nanës, si dhe në faza të shumta të jetës së njeriut.

Për gratë, masturbimi mundet me ndihmue në parandalimin e infeksioneve të qafës së mitrës dhe infeksionet e traktit urinar.

Prekja shtendos qafën e mitrës dhe kështu që zhvendos mukozën e mitrës. Kjo mundëson qarkullimin e langjeve, tue i mundësue atyne (langjeve të mitrës) largimin e plot baktereve që eliminohen.

Masturbimi mundet me i pakësue dy lloje diabetesh, me ulë pagjumësinë përmes çlirimit hormonal dhe të tensionit.

Për burrat, masturbimi ndihmon në zvogëlimin e kancerit të prostatës, ndoshta tue i dhanë prostatës nji shans që me i nxjerrë jashtë agjentët e mundshëm kancerogjenë dhe toksinat.