Mbas 16 vitesh gjenden trupat e alpinistit dhe kameramanit n’Himalaje

alpinisti-e-kameramani

Trupat e nji alpinisti dhe kameramani janë gjet në nji akullnajë, 16 vjet mbasi ata u mbyten nga nji ortek në Himalaje.

Alex Lowe, 40 vjet dhe David Bridges, 29 vjet, ndrruen jetë në Tetor të vitit 1999.

Ndërsa nji alpinist tjetër, Conrad Anker, mbijetoi.

Gjatë ditës së Premte, e veja e Lowe’r tha se dy alpinistë që po ngjiteshin në kambë në Shishapangma, Tibet, kanë zbulue eshnat e dy personave pjesërisht të shkrimë në akull.

Alpinisti gjerman, David Goettler dhe Ueli Steck nga Zvicra, kanë pa trupat dhe kanë arritë në përfundimin se janë Bridges dhe Lowe.

“Kishin 16 vjet të humbun. Tash ata janë gjetë. Na jemi mirënjohës”, asht shpreh Jenni Lowe-Anker.