Mbas 3 vjet pauzë, rikthehet Pink

Këngëtarja Pink e ka paralajmërue singlin e parë mbas tre vjetve pauzë në skenën muzikore dhe kjo asht nji mjuzikël për filmin ma të ri ‘Alice Through the Looking Glass’.

Kanga në fjalë ka me u titullue ‘Just Like Fire’, ndërsa në treg zyrtarisht pritet me dalë me 15 Prill të këtij viti. Autore e tekstit asht vet P!nk, ndërsa producent asht Max Martin.

Filmi ‘Alice Through the Looking Glass’, asht vazhdimësi e filmit ‘Alice in Wonderland’, projekte filmike të realizueme nga shtëpia filmike ‘Disney’.

Edhe në filmin e ri ‘Alice Through the Looking Glass’, kane me luejtë aktorët Mia Wasikowska, Johnny Depp, Anne Hathaway, Sacha Baron Cohen dhe Helena Bonham Carter, ndërsa premiera e filmit në kimena të SHBA’ve pritet me u shfaqë me 27 Maj.

Ma poshtë mundeni me pa pjesë nga ‘Alice Through the Looking Glass’ dhe P!nk tue këndue n’studio.