Mbas 54 vjetësh, bjen bora e parë në Tokio (foto)

Në Tokio ka ra bora e parë në Nandor, mbas 54 vjetësh.
Banorët e kryeqytetit të Japonisë janë zanë në befasi, mbasi temperaturat në këtë kohë zakonisht sillen nga 10 deri në 17 gradë Celsius.

Bora e papritun ka shkaktue vonesa në transportin publik.

Stacioni Meteorologjik i Japonisë ka kujtue se kjo asht “bora e parë e Nandorit” që nga viti 1962.

Vitin e kaluem, bora e parë në Tokio ka ra në Kallnor.

 

2-bora

 

3-bora