Mbas “Gangnam Style”, kjo asht video e dytë që kalon 2 miliardë shikime (video)

Artisti PSY me kangën e tij “Gangnam Style” ishte i pari që theu limitin e shikimeve të vendosun në kanalin e Youtube, ndërsa tash nji tjetër kangë ka arritë me i pasë ma shumë se 2 miliardë shikime në rrjet.

2,184,125,048 shikime për bashkëpunimin mes Wiz Khalifa dhe Charlie Puth në kangën “See You Again”, nji kangë kjo që asht sound track i filmit “Furious 7”.

Dedikimi për Paul Walker nga miqtë e tij ka tërheqë vëmendjen e madhe dhe kanga ka prekë zemrat e shumë njerëzve në tanë botën.