Në mesin e mbiemnave ma të shpeshtë në Europë – KELMENDI!

harta me mbiemna

Nji hartë infografike e krijueme nga linguisti, matematicienti dhe artisti çek, Jakub Marian, i ka përshkrue mbiemnat ma të popullarizuem n’Europë, simbas shteteve ku jetojnë.

Në Shqipni, simbas këtij studimi, mbiemni ma i përhapun asht Kelmendi, i marrë nga emni i maleve, ndërsa Kosova s’asht fut në këtë studim, por dihet se ndër mbiemnat më të përhapun në vend janë Gashi, Krasniqi apo edhe Berisha.

Ndërsa në Britaninë e Madhe, mbiemni ma i shpeshtë asht Smith, që rrjedhë nga metalpunuesit, për dallim me mbiemnin Miller në Gjermani, që do me thanë mullixhi.

Ma poshtë mundeni me i pa dy hartat që tregojnë mbiemnat ma të shpeshtë dhe domethanien e tyne.

harta harta1