Mbrenda Air Force One – Shtëpisë së Bardhë fluturuese!

Air Force One asht nji prej simboleve ma karakterizuese të presidencës amerikane.

E gatshme ta transportojë presidentin kudo nëpër botë ku ai ka nevojë t’udhëtojë, asht disi qendër e komandës lëvizëse, zyrës dhe hotelit.

John F. Kennedy ka qenë presdienti i parë që ka flutuaru më nji avion të ndërtuem specifikisht për përdorim presidencial në vitin 1962.

Avioni që përdor Obama sot asht nji Boeing 747-200B dykatësh që përdorej ma parë nga Presidenti George W. Bush.

Avioni asht i pajisun me çdo gja për të cilën ka nevojë presidenti për të përmbush detyrat e tij në rast emergjence.

Çdo kat asht rreth 370 metra katrorë.

Ka nji suitë mjekësore që mund të funksionojë edhe si sallë operacioni dhe në bord ndodhet gjithnji nji doktor.

Dy katet e avionit mund të mbajnë deri në 100 persona.

Avioni ka nji sallë konferencash dhe nji zonë ndeje.

Ka zona për këshilltarët, oficerët e sherbimit sekret, gazetarët dhe të ftuemit.

Air Force One mund të furnizohet n’air me karburant dhe asht e pajisun me pajisje të avancueme komunikimi.

Sektori i presidentit n’avion përfshin nji dhomë gjumi, nji banjo, nji dhomë fitnesi dhe hapësinën e zyrës.