Mbrojtësi shqiptar Mavraj vizitoi refugjatët e Gjermanisë

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, e ka vizitue nji kamp refugjatësh në Koln të Gjermanisë.

Futbollisti i Kolnit dhe Kombëtares kuqezi kërkoi nji përkujdesje ma të mirë për refugjatët tue thanë se ata nuk e meritojnë situatën në të cilën ndodhen.

“Unë jam refugjat! Sot për vizitë në nji kamp refugjatësh. Ata meritojnë përkujdesje dhe dashuri”.

“I lumtun që sado pak kohë u argëtova tue luejte futboll me këta fëmi të mrekullueshëm, të cilët nuk e meritojnë aspak këtë situatë”, shkuen në postimin e Mavrajt në rrjetet sociale.

 

mavraj mavraj1 mavraj2 mavraj3 mavraj4