Me 3 Shtator në Vatikan, egzekutohet himni i Nanës Terezë

Me rastin e shejtnimit të Nanës Terezës në Vatikan, me 3 Shtator në Selinë e Shejtë ka me u egzekutue edhe himni i Nanës Tereza nga artistët e njoftun shqiptarë.

Dijana Toska, e cila asht iniciatore ka thanë se ky asht nji rast historik si komb.

Kemi rastin historik si komb dhe shtet që ta dëshmojmë veten dhe të hapim një faqe të ndritur të historisë sonë, kur miliona njerëz nga rruzulli tokësor do të përcjellin Shenjtërimin e Nënës Terezë. Ky është një rast historik dhe i papërsëritshëm në historin e kombit shqiptar. Valsi Hyjnor do të jetë një dhuratë për njerëzimin nga shpirti shqiptar si dëshmi e dashurisë sonë të madhe ndaj njerëzimit,paqës,tolerancës, dashurisë dhe vetëm dashurisë”, ka thanë Toska.