Me album të përbashkët, Beyonce dhe Jay Z reagojnë për spekulimet rreth ndamjes

Kangëtarja e njoftun amerikane, Beyonce Knowles Beyonce, pritet që shumë shpejt me lansue nji album të përbashkët me burrin e saj, rapper’in Jay Z.

“PageSix” raporton se dyshja ka incizue nji album që ka me qene nji reagim për spekulimet për ndamje që shpërthyen pas lansimit të albumit “Lemonade”.

“Lemonade” kishte kangë që flisnin për tradhtinë.

Albumi i ri pritet me dale shumë shpejt në shërbimin e transmetuesit online “Tidal”.

Dyshja kane kangë të përbashkëta edhe nga e kaluemja Ata janë krijuesit e hiteve “Crazy in Love”, “Drunk in Love”, “Hollywood” dhe “Lift Off”.