Me çfarë humori vjen “Charlie Hebdo” për Brukselin!

charlihebdo

Revista satirike franceze “Charlie Hebdo”, ia ka kushtu ballinën e numrit të fundit të saj atentateve të fundit në Bruksel, me njI ilustrim polemik ku shihen pjesë të trupit afër kangëtarit belg, Stromae.

Artisti pyet “Babë, ku je?”, tue aludu në nji kangë të popullarizueme dediku babes se vramë në gjenocidin e Ruandës së vitit 1994.

Anëtarë të ndryshëm përgjigjen me gjymtyrë “këtu”, me flamurin e Belgjikës në sfond.

Karikatura, e nenshkrueme nga ‘Riss’, ka nxit reagime të ndryshme në shtypin belg dhe në rrjetet sociale.

 
Mendimet ndahen në ata që e përkrahin këtë humor si përgjigje ndaj barbarisë dhe në ata që e konsiderojnë si humor të zi këtë ilustrim.