Me ec mbi ujë, kjo asht andrra qe po bahet realitet! (foto)

Me ec në ujë?

Deri tash mendohej se këtë e bajnë vetëm magjistarët.

Por tash e tutje kanë me ba edhe njerëzit në qytetin West Palm në Florida, SHBA.

Nji projekt synon me transformue plotësisht shetitoren buze deti (‘lungomaren’) e këtij qyteti.

Qëllimi asht ndertimi i nji sheshi në ujë.

Projekti ka me u kompletue në vitin 2018.

“Currie Park” ka me qenë 18 hektarë dhe ka me pase restorante, qendra tregtare dhe apartamente për banim.

Projekti asht hartue nga Carlo Ratti, që thotë se ky shesh ka me pase edhe nji pishinë të madhe.

Teknologjia e përdorun për këtë shesh ka me qene ajo që përdoret për nëndetëset, mbasi nji pjesë ka me qene nën ujë.

 

4-plani

 

3-plani

 

2-plani

 

1-plani