Me ngue këtë kangë jau ul stresin me 65% (video)

“Luftimi” i pagjumësisë asht ndër ma të vështirat. Por, terapia e muzikës asht nji nga mënyrat ma efektive që mundeni me provue, si për pagjumësinë ashtu edhe për nivelin e naltë të ankthit.

Por, ka nji kangë që mundet me jau ul me 65% nivelin e ankthit.

Kanga “Weightless” nga Marconi Union asht e preferuemja e komunitetit të shkencave të neurologjisë. E krijueme në bashkëpunim me disa terapistë për me i frenue në mënyrë specifike efektet e stresit dhe për me qetësue mendjen, melodia e ambientit përdor ritme të caktueme, harmonika dhe linja bas për të ndihmue në rregullimin e rrahjes së zemrës, për me ulë presionin e gjakut dhe në përgjithësi për me i zvogëlue nivelet e ankthit.

Dhe tash, ajo ka mbështetjen e shkencës. Në nji përpjekje për me i renditë kangët që kanë nji efekt në nivelin e ankthit, neuro-shkencëtarët në Britaninë e Madhe kryen nji studim, në të cilin kanë sfidue pjesëmarrësit për me përfunduar “puzzle” të vështira, ndërsa ishin të lidhun me censorë. Shkencëtarët monitoruen organet jetësore të personave (presionin e zemrës, aktivitetin e trurit, etj.), ndërsa ndigjonin kangë të ndryshme. Gjatë studimit zbuluen se kanga “Weightless” reduktonte stresin e zgjidhjes së “puzzle” me 65%.